Megi Pojani sundon skenën e DWTS me këngën e Noizy-t! Performon në një “Salsa” të ndërthur me Hip-hop

Në një “Salsa” tepër energjike të ndërthurur me Hip-Hop, Megi Pojani arriti të zotërojë skenën e Dancing with the Stars.

Nën ritmet e forta të këngës “Vetëm ti je” të Noizyt dhe Elgit Dodës, Megi fitoi zemrat e jurisë sonte, të cilët e duartrokitën dhe e komplimentuan për performancën.
“Më pëlqeu siguria në kërcënim në krahasim me kërcimet e kaluara. Energjia ishte super, mua më pëlqeu”- ishte komenti i Dalina Buzit.

“Ja që mund të jesh bukur pa qenë ekstravagant, ishte shumë bukur. E ke gjetur shumë mirë raportin. Të duartrokas”- tha Arman Peza, i cili javën e kaluar pati kritika, por duket se sonte mbeti i surprizuar.
“Sa i përket rrotullimeve koka është e bllokuar. Ajo do të japë pak probleme se nuk e zhvillon figurën siç është”– ishte e vetmja kritikë që mori Megi sonte.
“Ke këtë vetëbesimin tënd dhe ky do të çojë përpara. Trupin ta kesh më kompakt”– tha Valbona Selimllari.
Ndryshimi i Megit u reflektua edhe në pikët e jurisë. Nga 25 që grumbulluan javën e shkuar, këtë herë ata morën 27 pikë.
Për të gjithë që duan ta mbajnë në garë Megi Pojanin duhet të dërgojnë mesazh me kodin VIP 10 në numrat që jepen në ekranin e Top Channel.
Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Si javën e kaluar, edhe këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

FOTO GALERI
1/15

Top ChannelLexo me shume