Mel B fejohet me të dashurin Rory McPhee

McPhee i bëri propozimin me një unazë diamanti 100 mijë Euroshe

Mel B  është fejuar me të dashurin e saj me të cilin është e lidhur tashmë prej tre vitesh.

47-vjeçarja i tha “po” propozimit për fejesë nga Rory McPhee i cili bëri pytjen e famshme me një unazë diamanti prej 100 mijë Eurosh. Propozimi është bërë në një hotel luksoz në Berkshire.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, Mel B ishte shumë e lumtur në ato momente dhe shpërtheu në të qara nga gëzimi. Një burim për këtë gazetë tha se pas gjithçkaje që artistja ka kaluar, ishte një moment vërtet i rëndësishëm për të.

Ai është absolutisht e kundërta e shumë burrave me të cilët ajo ka patur marrëdhënie”, duke shpjeguar se si ai i ka treguar asaj se burrat mund të jenë të kujdesshëm dhe të besueshëm.

Ky burim për “The Sun” e përshkroi të fejuarin e yllit të Spice Girls si djalë normal, me këmbë në tokë, dhe që dëshiron të jetë larg vëmendjes së mediave.

Artistja ka qenë dy herë e martuar por martesa e saj e fundit 10-vjeçare me Madison Brown Belafonte  ka qenë abusive si nga ana fizike, ashtu dhe emocionale. Ajo ka bashkëpunuar më organizata të ndryshme bamirëse për të ndihmuar të gjitha ato gra që vuajnë nga marrëdhëniet abuzive.

Klan News

Lexo me shume