“Merre për nuse tani”- Fiqiri Mjeshtri u kthye nga emigrimi pasi 14-vjeçari i ngacmoi vajzën, i vrau djalin dhe burrin e tezes

Janë zbardhur detaje të reja nga krimi që trondit mesditën e djeshme Klosin. Mësohet se gjithçka ka nisur nga ngacmimet në Instagram që 14-vjeçari Renato Hasula bënte ndaj vajzës 16-vjeçare të autorit Fiqiri Mjeshtri.

Ky i fundit, pasi ka mësuar për ngacmimet ndaj të bijës, është kthyer nga emigrimi dhe ka lënë një sqarim për t’u takuar në lokal. 14-vjeçari Renato Hasula është paraqitur në takim së bashku me babain e tij, Eglantin Hasula, ndërsa Fiqiri Mjeshtri i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Fatmir Mjeshtri.

Në tavolinë, janë bashkuar dhe 17-vjeçari Kenado Shira dhe babai i tij Liri Shira, kjo për shkak se dy të miturit janë djem tezesh.

Burime bëjnë me dije se Fiqiri Mjeshtri i kishte kërkuar Renato Hasulës që të martohej me të bijën e tij pas ngacmimeve që ai kishte bërë ndaj saj, ndërsa ky i fundit kishte refuzuar duke ia fyer dhe vajzën se nuk ishte e denjë për të.

Pas këtij refuzimi, debati ka degraduar dhe Fiqiri Mjeshtri ka qëlluar me armë zjarri ndaj palës përballë, duke lënë të vdekur babë e bir, Liri dhe Kenado Shira (të cilët iu bashkuan debatit rastësisht për shkak të miqësisë), ndërsa plagosi 14-vjeçarin Renato Hasula dhe babain e tij Eglantin Hasula.

Mësohet se 14-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa babai i tij, Eglantin Hasula në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës.

Policia arrestoi dy vëllezërit Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, ndërsa vëllai tjetër i tyre, Fiqiri Mjeshtri, autor i krimit, u gjet i vdekur rreth 900 metra larg banesës së tij dhe dyshohet se ka vrarë veten.

Nga të shtënat me armë mbeten të plagosur Renato dhe Eglantin Hasula mbetën të plagosur. Ndërkohë, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi pasi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

Në vendin e krimit uniformat blu kanë gjetur 5 gëzhoja.

Autori i dyshuar i vrasjeve dhe 17-vjeçari, njëra nga viktimat (në rreth)

Lexo me shume