“Merren me dokrra, njerëz pa atdhe!”/ Rama sumon të djathtët e PPE pasi i refuzuan darkën në Strasburg: Fjalimi im u ra si rrufe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të disa prej anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme ët Këshillit të Europës të cilët refuzuan të shkojnë në darkën e shtruar nga misioni shqiptar në Strasburg, pas fjalimit me tone kritike te kreut te qeverise shqiptare.

Rama thekson se ata kishin konfirmuar më parë pjesëmarrjen, por e anuluan atë me arsyetimin se “nuk ndiheshin mirë” pas fjalimit të kryeministrit.

Edi Rama: Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja.

E mirëkuptueshme.

S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!

Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.

Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!

Lexo me shume