Mesazhi i Zelenskyt për Perëndimin: Kemi nevojë për armë, përshpejtoni dërgesat që na keni premtuar_6643c88ac64eb.png

Mesazhi i Zelenskyt për Perëndimin: Kemi nevojë për armë, përshpejtoni dërgesat që na keni premtuar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi sot aleatëve perëndimorë të përshpejtojnë dërgesat e premtuara të armëve ndërsa Kievi përpiqet të shmangë një ofensivë të re ruse në Ukrainën verilindore.
“Ne kemi nevojë që dërgesat të përshpejtohen. Klaon shumë kohë mes shpalljes së paketave të ndihmës dhe pranisë reale të armëve në vijën e frontit”, tha Zelensky në fjalimin e tij këtë mbrëmje, pas takimit me kreun e diplomacisë amerikane Antony Blinken në Kiev.
Të paktën 20 të plagosur nga sulmet ruse në Kharkiv
Ndërkohë, forcat e armatosura ruse goditën më herët lagjet në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, duke plagosur më shumë se 20 persona, sipas zyrtarëve lokalë.
Ndër të tjera u bombardua një ndërtesë 20-katëshe në një pjesë qendrore të qytetit. Burimet e prokurorisë thonë se ndërtesa e lartë është goditur me bomba të drejtuara UMPB D-30. Të njëjtat bomba janë përdorur edhe në një sulm në një tjetër vendodhje, ku ka rënë zjarr në parkingje.
Guvernatori rajonal Oleh Sinekhubov foli për shtatë sulme ruse në Kharkiv në hapësirën e disa orëve, duke shtuar se tre fëmijë ishin në mesin e 20 të plagosurve.
“Shtëpia e dikujt ishte këtu, tani ka mbetur veç një grumbull gurësh, derisa Rusia e rrafshoi atë”, tha ministri i Brendshëm ukrainas Ikhor Klymenko në Telegram, duke postuar imazhe të një vendi të bombarduar.
Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, është shpesh në shënjestër të forcave ruse, por në muajt e fundit sulmet janë intensifikuar dhe infrastruktura e rajonit ka pësuar dëme masive.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzon Rusinë se po kërkon të rrafshojë Kharkivin./vizionplus.tv/

Burimi