Mesfushori prish festën e Juves, dëmtohet dhe rrezikon derbin e Italisë

Juventusi mori një fitore të thellë 4-0 ndaj Empolit mbrëmjen e djeshme, duke regjistruar suksesin e dytë radhazi në kampionat, megjithatë festa e bardhezinjve është prishur mesfushori Leandro Paredes.

Ky i fundit ka pësuar një dëmtim dhe do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy javë, duke humbur me siguri sfidat me Benficën e Leccen, teksa shpresat e Allegrit janë që ta rikuperojë për përballjen me Interin në fillim të nëntorit.

Argjentinasi iu bashkua Juventusit këtë verë dhe mori menjëherë vendin e titullarit para mbrojtjes, megjithatë tani Allegri do të duhet të studiojë zgjedhje të tjera, pasi dëmtimet i kanë prishur jo pak planet këtë fillim sezoni.

Lexo me shume