Meta dhe Berisha vs. Rama, çfarë mendon krahu Gazment Bardhit dhe Enkelejd Alibeajt?

Gazment Bardhi nuk dha asnjë koment në lidhje me marrëveshjen e djeshme Berisha-Meta.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me gjithçka ndodhi dje, Bardhi tha se kjo nuk kishte lidhje me aferën e inceneratorëve, e cila tashmë po hetohet nga SPAK dhe ai ishte sot aty për të dëshmuar si person në dijeni.

Gjatë ditës së djeshme, Berisha dhe Meta arritën një marrëveshje parazgjedhore me njeri-tjetrin kundër maxhorancës për lokalet 2023. Deri më tani, pak detaje konkrete kanë rrjedhur prej asaj që u morën vesh, megjithatë duket se dy liderët do të tentojnë bashkë për të fituar terren ndaj Ramës në një kohë kur opozita aktualisht ka vetëm bashkinë e Shkodrës. /abcnews.al

Lexo me shume