Meta diskrediton tubimin e Ramës në Athinë

Ilir Meta foli komentoi negativisht vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë ditën e djeshme.
Ish-Presidenti tha se me dhjetëra milionët të cilat u shpenzuan për organizimin e aktivitetit të djeshëm, mund të ishin dyfishuar pensionet.
“Regjim i kalbur dhe i korruptuar në palcë. Të gjithë e dinë si administrata e bashkive të Rilindjes dhe administrata shtetërore. Duke shkulur administratën e për t’i dërguar atje. I vetmi zhvillim pak pozitiv për ata shqiptarë që shkuan, ishin këngëtarët.
PL është për votën e diasporës, ka qenë edhe dje është edhe sot. Ata e dinë shumë mirë se kush do ti rikthejë çunat e Londrës në vend. Ajo tallavaja që ka kushtuar dhjetëra milion euro mund të ishin dyfishuar pensionet për të gjithë qarqet ku u shkulën patronazhistët e u dërguan atje”, tha Meta.
Lexo më tej: Mediat greke: Rama na quajti racistë, provokoi Athinën me çamët 

Burimi