Meta në Prokurori për serverat, dëshmon pas kallzimit për vjedhjen e të dhënave të Partisë së Lirisë_66436ac128024.jpeg

Meta në Prokurori për serverat, dëshmon pas kallzimit për vjedhjen e të dhënave të Partisë së Lirisë

Ilir Meta ishte këtë të martë për afro një orë në ambjentet e Prokurorisë së Tiranës ku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me kallëzimin e bërë për vjedhjes të serverave të selisë së partisë së lirisë.
Meta pretendon se ndërhyrja është bërë në datën 29 mars, në mesnatë.
Duke mbajtur një trëndafil në dorë, Meta u shpreh pesimist për zbardhjen e ngjarjes
“Është e rëndësishme, është bërë kallëzimi, jam i bindur se nuk mund të ndodhë në një vend ku gjithçka është kapur nga Edi Rama. Jam shokuar nga gjendja e Prokurorinë e Tiranës, një gjendje e tmerrshme. Mal me dosje, nuk kanë ku t’i arkivojnë. Një ashensor që nuk punon, zbrita nga shkallë. Një situatë shumë e rëndë. Komisioni i ligjeve të vijë këtu të shikojë gjendjen”, deklaroi Meta.
Por Meta nuk harroi as akuzat për Altin Dumanin dhe SPAK-un.
“Është Ramaforma, kujdeset për kushtet për 3-4 prokurorët te SPAK që i ka kapur në xhep Ëngjëll Agaçi. Mal me dosje. Do bëjmë thirrje e kanë lënë në gjendje të mjeruar.  I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e PL-së është rezultat i treshes Rama-Agaçi-Dumani”, tha Meta.
Më herët, për vjedhjen e të dhënave nga serverat e Partisë së Lirisë, Meta ka ngritur dyshime se ajo mund të ketë patur synim përgjimin e tij.

/Vizionplus.tv

Burimi