Meta: Prioriteti ynë, të çlirojmë administratën nga korrupsioni

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë sot, është ndalur te 5 prioritetet e kësaj force politike, duke thënë se ka shpërthyer një krijimtari e paparë për t’i bërë sa më të prekshme për qytetarët.
“Kënaqësi të zhvillojmë këtë mbledhje të dytë në zbatim të vendimeve të Konventës së PL-së. Ka shpërthyer një krijimtari e paparë për të bërë të prekshëm secilin prej 5 prioriteteve që ka të bëjë me sigurinë e të ardhmen e të gjithëve në këtë vend.
Të gjithë e dimë se dhe bebeja porsa lind, nuk ka vetëm atë 50 mijë lekëshin, por ka 4 mijë e 600 euro nga Rilindja për të paguar, që është dyfishi para se të vinte Rilindja në pushtet”, tha Meta.
Kreu i PL foli dhe për nepotizimin, duke thënë se 500 raste janë të dogana dhe tatime, duke e cilësuar situatën si “katastrofë”.
“Qëllimi final i programit tonë, Shqipëria fuqi eksportuese. Në mënyrë që ne të mbështetim në gjithçka, të çlirojmë administratën nga korrupsion e sidomos nga nepotizmi. 500 raste nepotizmi në dogana e tatime. Mendojeni se çfarë katastrofe është, sesi vidhen miliarda euro. Në mënyrë që të investohet fuqishëm për kualifikimin e fuqisë punëtore dhe përjashtimin e mjeteve e prodhimit nga detyrimet fiskale, pra gjithçka për ta kthyer vendin në fuqi eksportuese”, tha Meta.
 
 

Burimi