Meta: Rama e Basha, bastardë, do të japin llogari

Lulzim Basha është distancuar prej kohës që la kryesimin e Partisë Demokratike por ai vijon të jetë shumë prezent në fjalimet akuzuese të Ilir Metës. Edhe sot e përmendi, po kaq shpesh sa Edi

Ramën, në takimin që pati me strukturat e PL-së, së Kuçovës. Sipas ish-presidenti ata të dy janë ende bashkë, në një qëllim.

“Është kudo në çdo aferë bashkë me Edi Ramës, edhe sot që flasin janë bashkë, kundër pluralizmin, për të shkatërruar opozitën dhe opozitarizmin”

Iu rikthye kohës kur ishte Presidentit dhe dekreteve për zgjedhjet e shkuara vendore, për të treguar se ç’do gjë ka qenë e koordinuar mes Ramës e Bashës.

“Ata kanë ardhur nga jashtë që të dy, sillen si kolonizatorët që merr ca të marrësh, por llogaritë i kanë bërë gabim, sepse pluralizmin nuk e shuajnë dot. Llogaria dhënia do të jepet për të gjithë këta bastardë. kanë bërë teatër si dy kllouana, kanë provuar përplasjen, të cilët janë përgjegjës për këtë situatë kaq të rëndë, të demokracinë, shpopullimit”

Megjithatë, siç edhe më parë, ka deklaruar të gjitha përpjekjet për të instaluar monizimit në vend, do të dështojnë./abcnews.al./

Lexo me shume