Meta shkon në Prokurorinë e Tiranës, ja për çfarë bëhet fjalë_66433e2e826ec.png

Meta shkon në Prokurorinë e Tiranës, ja për çfarë bëhet fjalë

Kreu i Partisë së Lirisë ka shkuar sot në Prokurorinë e Tiranës për denoncimin që bëri në lidhje me ndërhyrjen e serverave të Partisë së Lirisë. Meta ka shkuar në prokurori për të dhënë shpjegime dhe detaje për vjedhjen në serverat e PL-së, të cilin vetë ai bëri denoncim. 
I pyetur nga mediat nëse beson se Prokuroria do ta zbardhë ndërhyrjen tek serverët e partisë së tij, Meta u përgjigj: Po e lanë, po.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një denoncim në Polici për grabitjen e regjistruar brenda selisë së tij. Sipas Metës është grabitur rrjeti i komunikimeve elektronike, një pajisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë personat e përfshirë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.

Burimi