Meta te rruga e ‘Shpresës’: Berisha mbahet në arrest politik sepse ka krijuar tmerr…_6643b80d48021.jpeg

Meta te rruga e ‘Shpresës’: Berisha mbahet në arrest politik sepse ka krijuar tmerr…

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar sot protestës së organizuar poshtë pallatit të Sali Berishës, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie.
Në fjalën e tij para qytetarëve, Meta tha hodhi akuza ndaj qeverisë, duke thënë se “narkoshteti u soll më egër me Kosovën sesa Serbia”.
Ai tha se, kreu demokrat mbahet në arrest shtëpie sepse ka dalë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan
“Përshëndes doktor Sali Berishën për qëndresën e tij të jashtëzakonshme. Ballkanin e Hapur edhe në Shkup, e hodhëm në Vardar. Sali Berisha është atje sepse doli kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, kundër gjymtimit të Kosovës dhe kundër Ballkanit të shqepur edhe të hapur.
Sali Berisha është atje, sepse ka qenë gjithmonë për procesin e Berlinit. Europa është në zemrat tona, në trashëgiminë tonë. Europa është vendosur me shpatë në dorë nga Skënderbeu. Prandaj na duhet mençuria dhe trimëria e Skënderbeut, por na duhen edhe më shumë si Ylli Bodinaku që është këtu e shumë të tjerë për të rrëzuar murin e incneneratorëve dhe PPP-ve që ka përjashtuar shqiptarët nga rritja ekonomike në vend.
Sali Berisha është këtu sepse ka krijuar tmerr me të vërtetat që thoshte çdo ditë në Kuvend. Sali Berisha është atje ndërkohë që Veliaj është 4 vjet me vonesë në burg, atje ku e meriton sepse ka firmosur duke rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak.
Narkoshteti nuk kurseu as paratë e Evropës, paratë e IPADRDIT. Përveç braktisjes që i është bërë fermerëve, edhe fondet e Evropës i vodhi Edi Rama, si në asnjë vend tjetër dhe i çoi të inceneratorët.
Narkoshteti ka bërë që lideri i PD të jetë atje nga tmerri për të vërtetat që i thoshte çdo ditë në Kuvend, ndërkohë që Edi Rama nuk është pyetur asnjëherë jo vetëm për kryeaferën e inceneratorëve por për asnjë PPP korruptive.
Jemi këtu për të shprehur solidaritetin me Sali Berishën, por shprehur mirënjohje për ata qytetarët që vijnë çdo ditë këtu.
Narkoshteti u soll me Kosovën me keq dhe me egër sesa Serbia. Narkoshteti deklaroi në Kuvendin e Kosovës që kishte partë një ëndërr që Kosova dhe Shqipëria do kishin një president.
I gjithë populli i Kosovës duhet ta kuptojnë dhe duhet të bashkohen në misionin tonë për të rikthyer lirinë dhe demokracinë sepse kështu mbrohet edhe shteti i Kosovës”, tha ndër të tjera Meta.

Burimi