Meta thirrje Ramës: Tërhiqu nga amnistia fiskale, dëmton bashkëpunimin me vendet partnere

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të heqë dorë nga amnistia fiskale.

Në një komunikim për mediat, ish-presidenti është shprehur se, iniciativa e kryeministrit Edi Rama për amnistinë fiskale, favorizon botën e krimit për të pushtuar ekonominë vendase.

“Jam këtu për të theksuar rëndësinë e tërheqjes menjëherë të përpjekjes për të miratuar amnistinë fiskale që u tha edhe nga ndërkombëtarët që mund të konsiderohet si kartë për daljen nga burgu për të gjithë shmangësit e taksave,. Nuk kemi end enjë administratë kompetente dhe duhet një kornizë efektive për luftën kundër pastrimit të parave”, tha Meta.

Ndërsa më tej theksoi se, ky projektligj do të dëmtonte bashkëpunimin me vendet partnere.

“Do të dëmtohej bashkëpunimi me vendet partnere, është e qartë se kjo tentativë nuk synon të amnistojë kursime të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, pro të ligjërojë qindra miliona euro evazion që janë bërë nga kompani të ndryshe me bekimin e qeverisë”, tha Meta.

Lexo me shume