Migracioni i paligjshëm/ Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë të përbashkët bashkëpunimi_6643a42cc4dc6.jpeg

Migracioni i paligjshëm/ Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova nënshkruajnë deklaratë të përbashkët bashkëpunimi

Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm.
Deklaratën e përbashkët e kanë firmosur ministrat e Brendshëm të tre shteteve, këtë të martë në Tiranë.
Kosova i bashkohet Task Forcës së Përbashkët të Migracionit për të ofruar një reagim të përbashkët të zbatimit të ligjit ndaj migrimit të paligjshëm.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ndarë në rrjetet sociale edhe momentin e nënshkrimit të deklaratës.

“Firmosja e Deklaratës së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në postimi në Facebook./m.j

Burimi