Milito i pakënaqur me rezultatin: Inter autoritar, por duhej të fitonte ndeshjen

Heroi i Interit të tripletës, Diego Milito ishte i ftuar special i Amazon Prime në “Camp Nou” për sfidën mes Barcelonës dhe milanezëve, aty ku zikaltrit morën një barazim 3-3, që mund të vlejë sa një kualifikim në rast suksesi ndaj Plzen.

Në përfundim të sfidës, argjentinas i u shfaq i pakënaqur me rezultatin, teksa deklaroi se Interi i kishte të gjitha mundësitë për të fituar dhe mund të bënte më mirë në aspektin e finalizimit.

“Paraqitja ishte fantastike dhe me autoritet. Skuadra u mbrojt me kujdes, por pati edhe guximin për të dalë përpara dhe krijoi mundësi të shumta shënimi. Pikërisht për këtë më vjen keq, pasi ishte një ndeshje që duhej fituar, ashtu si rrodhën ngjarjet”, u shpreh Milito.

Lexo me shume