Miqësoret e Kombëtares para Europianit, dalin në shitje biletat_66426a29bea6b.jpeg

Miqësoret e Kombëtares para Europianit, dalin në shitje biletat

Para finaleve të kampionatit Europian “Gjermani 2024”, Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit më3 qershor në orën 20:00 dhe Azerbajxhanit më 7 qershor në orën 19:00, në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për dy takimet miqësore në jegymester.hu
“Të dhënat e detyrueshme që do ju kërkohen në momentin e blerjes së biletës suaj si: Emër/E-mail/Fjalëkalim të cilat duhet të jenë të sakta. Pasi të zgjidhni ulësen tuaj ju mund të procedoni me pagesën përmes disa metodave: Pagesë me kartat VISA, MASTERCARD, MAESTRO si edhe AMERICAN EXPRESS. Bileta është elektronike, por ju keni të drejtën edhe ta printoni. Vini re, nëse bileta nuk vjen brenda 5 minutash në postën tuaj elektronike (e-mail) lutemi të kontrolloni kartelën SPAM”, njofton FSHF.

Burimi