Miqësoret e qershorit/ Dalin në shitje biletat për Shqipëri-Lihtenshtejn dhe Shqipëri- Azerbajxhan_66422e20ae99a.jpeg

Miqësoret e qershorit/ Dalin në shitje biletat për Shqipëri-Lihtenshtejn dhe Shqipëri- Azerbajxhan

Para finaleve të kampionatit Europian “Gjermani 2024”, Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për dy takimet miqësore në jegymester.hu

Linku për të blerë bileta në ndeshjen Shqipëri – Lihtenshtejn:  Bileta për ndeshjen Shqipëri – Lihtenshtejn
Linku për të blerë bileta në ndeshjen Shqipëri – Azerbajxhan:  Bileta për ndeshjen Shqipëri – Azerbajxhan

Manulai për të blerë bileta për ndeshjet miqësore Shqipëri – Lihtenshtejn dhe Shqipëri – Azerbajxhan:
Nevojitet të regjistroheni në jegymester.hu në mënyrë që të blini biletën.
Të dhënat e detyrueshme që do ju kërkohen në momentin e blerjes së biletës suaj si: Emër/E-mail/Fjalëkalim të cilat duhet të jenë të sakta.
Pasi të zgjidhni ulësen tuaj ju mund të procedoni me pagesën përmes disa metodave: Pagesë me kartat VISA, MASTERCARD, MAESTRO si edhe AMERICAN EXPRESS.
Bileta është elektronike, por ju keni të drejtën edhe ta printoni. Vini re, nëse bileta nuk vjen brenda 5 minutash në postën tuaj elektronike (e-mail) lutemi të kontrolloni kartelën SPAM.

Burimi