Miqësorja e luksit, javën tjetër nis grumbullimi i kombëtares për Arabinë Saudite

Përfaqësuesja shqiptare fillon javën e ardhshme grumbullimin për ndeshjen miqësore kundër Arabisë Saudite, një miqësore luksi kjo, në kuptimin e parë të kësaj fjale pasi do të zhvillohet në një prej vendeve më të pasura në botë si Abu Dhabi.

Në aspektin sportiv trajneri reja do ta ketë të vështuirë për të grumbulluar lojtarët kryesorë që ka përdorur në këto 3 vite të tij në krye të pankinës sonë, kjo pasi ndeshja e 26 tetorit do të luhet pikërisht në të njëjtën javë ku zhvillohen edhe ndeshjet e kupave të europës si Champions League, Europa League e Conferecne League ku disa prej lojtarëve shqiptarë janë pjesë e skuadrave pjesëmarrëse.
Si rrjedhojë Rejës i është vënë dispozicion një listë e gjatë me 70 lojtarë, ku 40 prej tyre janë emrat e grumbulluar deri më tani, pasi në bazë të marrëveshjes me Arabinë Saudite, për këtë ndeshje duhet 11-tshja më e mirë e mundshme, duke qenë se për ta është edhe testi i parë zyrtar përpara pjesëmarrjes në Kupën e Botës Katar 2022.

Megjithatë nga ajo listë deri më tani i janë përgjigjur pozitivisht rre 9 lojtarë mes tyre sulmuesit Balaj apo Cikalleshi, ndërkohë që edhe për portën do të jenë 3 zgjedhje të mira si Kastrati, Selmani apo portieri i parë Berisha.
Në përfundim të pritjes së përgjigjes së tyre Edi Reja do të ketë në dispozicion edhe planin B ku janë 30 lojtarë të kampionatit shqiptarë, ku sipas emrat e Kallakut, Ismailgecit, Xhixhës, Deliut, Jasir Hasanit dhe disa të tjerë që gjithsesi do të mbeten në varësi të përgjigjes përfundimtare të lojtarëve kryesorë, në sektorin që do të ketë më tepër nevojë do të zgjidhen emrat e lojtarëve të Abissnet Superiores.
Mes emrave do të kishte në listë edhe futbollist të skuadrës së Ballkanit, por fakti që janë pjesëmarrës në Conference League është e kotë që të pretendohet një zgjidhje e tillë.
Gjithsesi, kjo fundjavë do të jetë përfundimtare për kompletimin e listës që do të niset më 24 tetor drejt Abu Dhabit për ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite, e cila paraprinë atë me Italinë më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania”, ndeshje kjo e konfirmuar dhe debri me Kosovën që mbetet ende i pa konfirmuar zyrtarisht, por që paraprakisht është i planifikuar më 19 nëntor, por akoma pa detaje përfundimtare.

Top ChannelLexo me shume