Mirënjohje kosovare për Turqinë_663a38947084c.jpeg

Mirënjohje kosovare për Turqinë

Presidentja Osmani i është mirënjohëse Turqisë për Bayraktarët e saj sjellë në Kosovë. Këtë ka lënë të nënkuptuar në një takim me presidentin Erdogan.
“Sot në Stamboll takova Presidentin Erdogan. Në dritën e zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve tona”, shkruan gruaja që drejton shtetin e Kosovës.
E megjithatë, elita politike dhe ajo qeverisëse në Prishtinë vijojnë të kenë distancë kompleksive në raportet me Turqinë, së paku krahasuar me Shqipërinë. /tesheshi.com/