Mirupafshim shi, rriten lehtë temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë parashikohet të përfshihet nga kushte e qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin përgjatë gjithë ditës. Pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore pas mesdite. Ndërsa kthjellimet do të jenë më prezente në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, POR do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë që në orët e para të ditës në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Parashikohet që pas mesdite vranësirat herë pas here të bëhen më të dukshme. POR nuk do të mund të sjellin reshje shiu në territor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen përkohësisht KU më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore të MV.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore do të PARAQITET nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Gjithashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash parashikohet të jetë pjesa me e madhe e Jugut të kontinentit. Ndërsa me vranësira më të shpeshat dhe reshje shiu do të jenë Europa Qëndore dhe Veriore, KU më të dukshme reshjet do të jenë në Skandinavi./Abcnews.al/ 

 

Lexo me shume