Mitingu i Ramës në Athinë/ Korreshi: Ekskursion politik

Një ekskursion politik. Kështu e ka konsideruar deputeti i PD-së, Saimir Korreshi mitingun që kryeministri Edi Rama mbajti të dielën në Athinë.
Deputeti demokrat shprehet se në atë takim nuk ka asgjë historike apo patriotike, teksa sipas tij Rama e kishte mbushur stadiumin me punëtor të bashkive dhe administratës.
“Ekskursion politik. Nuk deli kryetar bashkie pa e marrë stafin e vet ta çoj në Athinë,. Nuk di ndonjë kryetar bashkie që nuk ka ikur, nuk di ndonjë punëtor pa ikur. Të gënjesh veten të thuash që mblodha gjithë këto njerëz për politikë është tjetër gjë. Nuk e di çfarë tabuje ka thyer Rama.për mua nuk ka bërë asgjë as historike as patriotike, asgjë. Për pjesën tjetër për mua ishte një shou i Ramës politik. Shqipëria këtej është në protestë, nga ana tjetër Rama nuk i përmend asnjëherë. Sot ishin në protestë qeveria i fut në burg pse se protestojnë për bukën e kalamajve, unë po të marrësh. I bëj kërkesë TIMS ti vërë policisë së shtetit qytetarët që kanë dalë.”– tha Korreshi në një intervistë për “Syri Tv”.
Ndërkohë, Marin Suli nga OMONIA, e cilësoi fjalimin e kryeministri Edi Ramës si delirant dhe elektoral.
“Do të kishte vlerë të komentoje mesazhe nëse do të ishte lidë ri opozitës, Rama është kyeministër i vendit dhe ka të gjitha mekanizmat ligjor ti adresojë në vendet e duhura problemet. Asnjë nga problemet që ciku Rama me fjalimin e tij delirant. Nuk dëgjuam se Rama të thoshte kthehuni në Shqipëri që të investojnë në Shqipëri. Takimi ishte elektoral. Për një aktivitet që donte të tregonte se kishte njerëz zbarzi Shqipërinë dhe administratën.” – tha Suli.

Burimi