Mitsotakis takohet me Erdogan në Ankara, çfarë u diskutua_664290b742525.jpeg

Mitsotakis takohet me Erdogan në Ankara, çfarë u diskutua

Ditën e sotme kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është takuar me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në Ankara.
Sipas mediave të huaja, bisedimet mes kryeministrit Mitsotakis dhe presidentit Erdogan u zhvilluan në një atmosferë të mirë, por gjatë deklaratave të tyre të përbashkëta u shfaqën mosmarrëveshje të drejtpërdrejta në tre nivele.
Presidenti turk iu referua sërish një minoriteti turk në Greqi, ndërsa Mitsotakis u përgjigj menjëherë se minoriteti është fetar dhe kjo përcaktohet nga traktatet ndërkombëtare, ndërkohë që ka pasur mosmarrëveshje edhe për Manastirin e Çorës.
Megjithatë, ‘përplasjet’ ishin edhe më intensive për Hamasin, ku Erdogan foli për një “organizatë rezistence” dhe Mitsotakis që argumentoi se ajo është një organizatë terroriste.
Megjithatë, ata ranë dakord që të ketë një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, ndërsa paralajmëruan marrëveshje në fushën e ekonomisë, mbrojtjes civile dhe politikës së emigracionit.
Përveç kësaj, ata njoftuan një datë për takime të tjera në Athinë dhe Ankara.

Burimi