Mjegulla e dendur “pushton” autostradën Fushë Krujë – Milot, vështirësi në qarkullim (VIDEO)

Pjesa më e madhe e vendit, ditën e sotme, është zgjuar nën pushtetin e mjegullës. Raportohet se e gjithë ultësira e rrethit të Krujës është mbuluar nga mjegulla.

Nga dendësia e madhe mjegulla vështirëson qarkullimin e automjeteve në të gjitha akset rrugore si dhe aksin e autostradës Fushë Krujë – Milot.

Shikueshmëria është vetëm disa metra, deri në këto momente nuk raportohet për aksidente po shoferët duhet të tregojnë kujdes në qarkullim./albeu.com

Lexo me shume