Mjegulla pushton ultësirën e Krujës, vështirësohet lëvizja e automjeteve

Mjegull e dendur ka mbuluar të gjithë ultësirën e rrethit të Krujës, në orët e para të mëngjesit sot.

Nga dendësia e madhe mjegulla vështirëson qarkullimin e automjeteve në të gjitha akset rrugore si edhe aksin e autostradës Fushë-Krujë – Milot. Shikueshmëria është shumë e ulët.

Deri në këto momente nuk raportohet për aksidente.

Sakaq këshillohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në qarkullim.

Ditën e sotme vendi ynë do të përfshihet nga kushte e qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin përgjatë gjithë ditës.

Sipas MeteoAlb, pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore pas mesdite. Ndërsa kthjellimet do të jenë më prezente në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë./abcnews.al/

Lexo me shume