Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti: I gatshëm të garoj nëse komuniteti qytetarë me pranon për bashkinë e Tiranës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në ABC se do të pranojë të kandidojë për bashkinë e Tiranës nëse Partia Demokratike e propozon.

Nëse do të duhet kontibuti im për çfarëdolloj nevoje, qoftë edhe për kandidaturën. I gatshëm të garoj nëse komuniteti qytetarë me pranon për bashkinë e Tiranës”- tha Ilir Alimehmeti.

Megjithatë Sali Berisha deri më tani ka thënë se garat kryesisht janë fituar nga figura me natyrë politike. Alimehmeti pranoi se ka pasur një takim pune kokë më kokë me Berishën, megjithatë nuk dha detaje të tjera rreth këtij takimi.

Një gjë mbetet e sigurtë që në kryeqytet çdo kandidat politik nga opozita humbet përballë makinerisë gjigande të Erion Veliajt dhe PS.

Lexo me shume