Mobilizimi i pjesshëm, “Putini po merr të pastrehë nga rruga dhe po i dërgon në luftë”

Rusia po grumbullon njerëz të pastrehë dhe po i dërgon në vijat e para të luftës në Ukrainë, si pjesë e mobilizimit ushtarak të Vladimir Putinit. Oficerët e sigurisë në Moskë kanë marrë burra nga bankat e ushqimit bamirës dhe bujtinat ku jetojnë punëtorët emigrantë, sipas asaj që po raportojnë disa media lokale.

Lajmi vjen disa javë pasi Putini shpalli “mobilizimin e pjesshëm”, në tentativë e dëshpëruar për të kthyer valën e përpjekjeve të tij të dhimbshme të luftës pas një sërë pengesash të turpshme.

“Food Not Bombs”, një grup bamirësie që punon në kryeqytetin rus janë shprehur se kanë parë dhjetëra burra që janë larguar nga rruga drejt zyrave të regjistrimit ushtarak në javët e fundit.

Një përfaqësues i “Food Not Bombs” tha për  Mediazona : “Një burrë 60-vjeçar u mor, më pas u lirua dhe u kthye.”

“Më tha se i kanë çuar në komisariatin ushtarak, ku në radhë kanë qenë shumë të thirrur për luftë. I thanë se nuk i plotësonte kriteret e moshës dhe se marrin vetëm meshkuj deri në 45 vjeç”.

Dëshmitarë të tjerë kanë ndarë histori të ngjashme.

Mediazona raportoi gjithashtu se oficerët e rekrutimit kishin vizituar bujtina që dihet se janë strehim për punëtorët emigrantë, si dhe korrierë dhe shoferë taksie, midis punëtorëve të tjerë me pagë të ulët. /abcnews.al/

Lexo me shume