Modelet binjake përfshihen në aksident horror, njëra humb jetën, tjetra e plagosur rëndë teksa shkonin në sesionin fotografik (fotot)

Dy motra binjake që njohura në rrjet për fotot dhe opinionet e tyre, janë përfshirë në një aksident tragjik ku mbeti e vdekur njëra motër dhe tjetra e plagosur rëndë.

Influencueset e njohura në rrjetin TikTok, Lara Cleaver Afonso, 26 vjeçe, dhe motra binjake Dara po shkonin për një sesion fotografish në Sao Paolo, Brazil kur ndodhi aksidenti rëndë
Lara ishte duke drejtuar mjetin në autostradën SP-322, mes Guaraci e Olimpia kur automjeti humbi kontrollin.

Lara u dërgua me urgjencë në spitalin e Olimpia ku u shpall e vdekur, ndërsa Dara i mbijetoi përplasjes dhe u dërgua në spitalin Hospital de Base në Sao Jose do Rio Preto, ku ka kryer disa operacione.
Policia tha se Lara po drejtonte automjetin dhe se një kushërirë e binjakeve ishte gjithashtu pasagjere në automjet.
Ata thanë se po hetojnë shkaqet e aksidentit por besohet se Lara mund të jetë përgjumur në timon dhe ka keqllogaritur një kthesë të fortë.
Kushërira e vajzave në sediljen e pasme kishte shpëtuar vetëm me plagë të lehta dhe ka dalë tashmë nga spitali.
Fansat bënin homazhe të shumta për influencuesen që u nda para kohe nga jeta, dhe luteshin për rikuperimin e motrës së saj.
Lara u varros dje në Olimpia ku jetonte me familjen.
Hetimet për çështjen vijojnë.

FOTO GALERI
1/5

Lara Cleaver Afonso, 26 vjeçe, dhe motra binjake Dara po shkonin për një sesion fotografish në Sao Paolo, Brazil kur ndodhi aksidenti rëndë

Top ChannelLexo me shume