Moderatori rus “ngatërron” Shqipërinë me Albanyn: Ky vend nën imperializmin amerikan na ka sanksionuar

Moderatori rus, Vladimir Solovyov, ka ironizuar Shqipërinë për sanksionet që vendi ynë i ka vendosur Rusisë, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Në emisionin e tij “Rossiya-1” gazetari “ngatërron” Shqipërinë me kryeqytetin e New York-ut, Albany.

Teksa e quan vendin tonë, një shtet të sunduar nga imperializmi amerikan, gazetari flet për vendet që kanë “ndëshkuar” sipas tij me të padrejtë Rusinë.

Vladimir Solovyov, propagandisti kryesor i Kremlinit,  bën thirrje për një përgjigje brutale staliniste për ta zhytur Ukrainën në një ” periudhë të errët” dhe për të bashkuar të gjithë rusët.

Gjithashtu si  bëri thirrje për kthimin e departamentit famëkeq të kundërzbulimit SMERSH të Stalinit, për të shtypur çdo opozitë vendase ndaj një lufte gjithëpërfshirëse kundër Ukrainës.

Divizioni SMERSH, me moton “Vdekje spiunëve”, mblodhi shërbimet e kundërzbulimit që Stalini përdori kundër disidentëve në përpjekjen e tij për të eliminuar ata që u përpoqën të përmbysnin regjimin e tij.

/abxnews.al./

Lexo me shume