Momenti i fundit kur policia shoqëron pa ndjenja Lear Kurtin (VIDEO)

Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti ka hapur një debat publik. Sipas Policisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore, ai ka ndërruar jetë për shkak se ka gëlltitur dy doza me kokainë nga frika e uniformave blu dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune përveç atyre të prangave në duar.

Por, opozita dhe një pjesë e qytetarëve nuk e besojnë këtë version dhe pretendojnë se Policia po manipulon ngjarje dhe se ai ka ndërruar jetë për shkak të dhunës nga efektivët.

VoxNews ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit kur tre efektivët shoqërojnë të riun, e kapur në trotuar. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Lear Kurti ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa ndjenja, teksa efektivët mundohen ta ngrejnë. Në vend të lajmërojnë ambulancën, apo ta dërgonin menjëherë në spital ku mund të ishte shpëtuar, efektivët e kanë çuar të riun në komisariat.

Lexo me shume