Momenti kur Policia shoqëron pa ndjenja Lear Kurtin, mediat publikojnë videon

Vdekja e Lear Kurtit ka shkaktuar shumë trazira, pasi ende ka shumë dritë-hije lidhur me ndarjen e tij nga jeta. Sipas Policisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore, ai ka ndërruar jetë për shkak se ka gëlltitur dy doza me kokainë nga frika e kapjes nga uniformat blu. Por ka të tjerë që besojnë të kundërtën, se edhe ai si Klodian Rasha u vra nga Policia.

Vox News.al ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit kur tre efektivët shoqërojnë të riun, e kapur në trotuar. Siç shihet dhe në video, Lear Kurti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa ndjenja, teksa efektivët mundohen ta ngrejnë nga rruga. Disa herë tentojnë që ta çojnë në këmnbë, por ai rrëzohet sërish. Këto janë detajet që bien në sy edhe pse është natë.

32-vjeçari u ndalua në orën 23:07 të mbrëmjes së 19 tetorit nga efektivët, në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë, por ka vrapuar. Siç sqarohet në njoftimin e policisë, i riu është kapur pas ndjekje, është dërguar në komisariat, ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Fillimisht u aludua se i riu vuante nga epilepsia, më pas, në deklaratën zyrtare u tha se i riu kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike. kontradikta është në faktin që efektivët pretendojnë se ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bluzat e bardha të Traumës thonë se Kurti ka mbërritur pa shenja jete në duart e tyre. Paraprakisht, nga hetimet e derimë tanishme, është deklaruar se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune. Por për kryedemokratin Sali Berisha, Kurti u vra nga Policia dhe ngjarja po mundohet që të mbulohet ashtu si rasti i Klodian Rashës, 2 vite më parë, i cili u qëllua për vdekje nga një efektiv policie. marrë nga Vox News.al 

Lexo me shume