“Mos ki frikë se nuk të ndodh gjë”: Devolli i tërbuar me Ferataj, Fagu habit “Do jemi për titull”

“Kujt t’ia vë fajin këtu, unë nuk e di. Bravo u qoftë këtyre djemve që punojnë në stërvitje gjithë javën apo për atë që treguan sot. Më vjen keq, sinqerisht, se në momentin tonë më të mirë u ndëshkuam”. Bledar Devolli nuk arrin ta përtypë humbjen me Tiranën, për mënyrën si erdhën gjërat. Tekniku i Kukësit ka keqardhjen më të madhe se dy traversat e goditura, te vendimi i arbitrit Ferataj për të mos dhënë penallti ndërhyrjen e Deliut ndaj Salami. “Kam rastet e mia të dyshimit shumë të madh dhe zhgënjim shumë i madh te rasti i penalltisë. Specialistët që merren, ta shikojnë, sepse punojmë gjithë javës siç punojnë të gjithë dhe na ikën djersa e mundi kot. Megjithatë, bravo u qoftë këtyre djemve, janë thjesht fantastikë”.
Devolli pastaj u kthye të motivojë skuadrën: “E di si janë këta djem? Për Zotin me këta iki në Ukrainë, jo më në ndeshje futbolli. Këta vazhdojë punën, kemi objektiva të mëdha për klubin e personalë”. Në fund, tekniku pati edhe një mesazh për Ferataj: “E takova pas ndeshjes te fusha se këtu pastaj e kanë bërë shtetrrethim. Por thuaji mos ke frikë se nuk të ndodh gjë. Nuk e di, do e gjej numrin e telefonit, ta marr në telefon se kështu nuk e takoj dot”, tha Devolli.
FAGU: “PO TË FUTEMI NË FINAL 4, JEMI PËR TITULL”
“Sigurisht për ne ishte shumë e rëndësishme fitorja për vazhdimësinë e kampionatit, Kukësi kishte rastet e veta, edhe ne po e kërkonim golin. dhe lamë shumë hapësira mbrapa. Por siç thashë, na interesonin 3 pikët”. Erbim Fagu e ka të qartë se skuadra e tij fitoi më shumë me fat se me meritë e megjithatë ka qasjen e tij: “Është shenjë e mirë që nuk pësojmë gol, kemi filluar të kemi stabilitet në mbrojtje, kemi pasur një ngërç psikologjik sepse rezultatet nuk kanë qenë në favorin tonë. Por shpresoj që me këtë fitore ta kemi thyer akullin dhe të vazhdojmë për “Final 4”.
Lexo më tej: Video/ Abazaj i jep fitoren Tiranës në fund: Ferataj i mohoi penalltinë e traversa dy gola Kukësit
Një fitore që sidoqoftë e ka entuzizmuar shumë teknikun: “Me organikën që kemi, me lojtarët që kemi, në rast se do kapim “Final 4” do të jemi kandidat për të fituar titullin. Shpresojmë ta kalojmë këtë ngerç psikologjik dhe të realizojmë objektivat”, tha Fagu.

Burimi