“Mos u largoni, Atdheu ka nevojë për ju!”, Konfederata e Sindikatave protestë me thirrje për të rinjt në Rinas

Konfederata e Sindikatave organizoi një protestë në rrugën e Rinasit. Ata janë vendosur përgjatë rrugës së re, degëzim i rrugës së Rinasit, ku marrin pjesë kategori të ndryshme, si ajo e autoshkollave, minatorë etj. Këtë 1 maj ky organizim synon të sensibilizojë me protestën e saj që të rinjt që të mos largohen nga vendi.
Me pankarta dhe flamuj në duar ata i bëjnë thirrje të rinjve që të mos braktisin atdheun, por të kujdesen për të. Po ashtu me pankartat e tyre, Konfederata i bën thirrje politikës të hartojnë plane për të mbajtur të rinjtë ne vend.

Burimi