Moska akuzon Kievin për bombë radioaktive, IAEA dërgon inspektorë në Ukrainë për të hetuar pretendimet e Rusisë

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të dërgojë inspektorë në dy objektet bërthamore të Ukrainës në ditët në vijim për të hetuar pretendimet e Moskës se Kievi po ndërton një “bombë radioaktive”, që pala ukrainase e mohon kategorikisht.

Në fakt, qeveria ukrainase ftoi ekspertë të IAEA, duke nënvizuar se nuk ka asgjë për të fshehur.

“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është në dijeni të pretendimeve të bëra të dielën nga Federata Ruse në lidhje me aktivitetet e supozuara në dy objekte bërthamore të Ukrainës,” tha IAEA në një deklaratë, duke vënë në dukje se të dy objektet janë subjekt i inspektimeve nga IAEA. ata ishin inspektuar muajin e kaluar.

“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të vizitojë objektet (specifike) në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Lexo me shume