Mot i kthjellët dhe vranësira, si parashikohet moti për javën e ardhshme

Rrymat e ngrohta me origjinë afrikane do të kushtëzojnë motin në Mesdhe. Kjo do të bëjë që edhe në territorin tonë do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira kalimtare.

Karakteristike do të jetë ndryshimi i temperaturave gjatë ditës.

Sipas SHMU mëngjeset dhe mbrëmjet parashikohen të freskëta ndërsa në orët e mesditës parashikohen temperatura si në figurë.

Era do të fryjë juglindje e veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. Të enjten përkohësisht e vrullshme në brigjet detare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

Lexo me shume