Moti i keq në Kretë, kush ishte 50-vjeçari që humbi jetën

GREQI – Një fotograf i njohur, ishte 50-vjeçari fatkeq Konstantinos, i cili humbi jetën kaq padrejtësisht gjatë motit të keq në Agia Pelagia të Heraklionit.

Sipas informacioneve të cretapost, 50-vjeçari Konstantinos kishte një shtëpi në Agia Pelagia dhe sot është larguar nga Heraklioni së bashku me një 50-vjeçare për të shkuar ta pastrojnë dhe të bëjnë disa punë.

Por kur arritën në Agia Pelagia, qiejt ishin hapur dhe rrugët ishin kthyer në lumenj. Më pas, ata vendosën të ktheheshin në Heraklion por nuk mundën tja dalin.

Bashkëpasagjerja e tij arriti të dilte nga makina dhe prej atëherë është zhdukur. 50-vjeçari ka mbetur i bllokuar brenda automjetit dhe është marrë nga ujërat e vrullshëm, duke bërë që mjeti të futet në kanalin e projektit kundër përmbytjeve të kryer në zonë nga bashkia Malevizio.

Ai kishte kontaktuar me familjen e tij duke thënë se ishte bllokuar në automjet dhe më pas lidhja ishte ndërprerë. Anëtarët e familjes së tij kontaktuan autoritetet dhe në fund njeriu fatkeq u gjet i vdekur në makinën e tij të bllokuar. /abcnews.al/

Lexo me shume