Mourinho për Europa League: Peshkaqenët e dështuar nga Champions League do të vijnë së shpejti

Pas ndeshjes me Betisin në Europa League, trajneri i Romës, Jose Mourinho, i është përgjigjur pyetjes për shanset e skuadrës spanjolle në turne.

“Unë i shoh ata si një pretendent, por peshkaqenët e dështuar nga Champions League do të vijnë së shpejti. Ata po luajnë shumë, do të jetë argëtuese”.

Jose foli edhe për shanset e skuadrës së tij.

“Ne duam të përfundojmë në vendin e dytë dhe të dalim nga grupi, por nëse përfundojmë të tretët, do të jemi kandidatë për të fituar Ligën e Konferencës”, tha Mourinho.

Pas 4 ndeshje, Roma është në vendin e tretë në grupin e saj, 6 pikë pas Betisit dhe 3 pas Ludogorets. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume