MUNDËSIA në Gjirokastër, Agron Shehaj prezanton projektin e tij politik: Këtu çdo gjë është e kapur prandaj njerëzit po largohen (VIDEO)_66439d80dba35.jpeg

MUNDËSIA në Gjirokastër, Agron Shehaj prezanton projektin e tij politik: Këtu çdo gjë është e kapur prandaj njerëzit po largohen (VIDEO)

Deputeti Agron Shehaj ishte në Gjirokastër për një bashkëbisedim me qytetarë për alternativën e tij të re politike.
“MUNDËSIA në Gjirokastër, për një alternativë politike të djathtë të vërtetë që ofron për të rinjtë MUNDËSI këtu në vendin tonë”, shkruan Shehaj teksa publikon foto nga takimi.
Në fjalën e tij Shehaj foli për korrupsionin që gërryen vendin, për klientelizmin dhe abuzimin me pushtetin. Ai kërkoi një bashkim rreth një mundësie të re që ai do të ofrojë për shqiptarët me projektin e tij politik. Ai tha se sot Shqipëria ka nevojë për një alternativë të besueshme.
“Gjëja e parë që këtu më thonë, ku ka edhe një turizëm të dukshëm, është të gjithë po ikin, po largohen… Pse po ikin? Sigurisht që nuk ikin me qejf. Me vendimin për të ikur nga Shqipëria ne po shprehim pakënaqësinë tonë. Këtu çdo gjë është e kapur, po e jetojmë çdo ditë”, deklaroi Shehaj. Ndiqni në videon më poshtë fjalën e tij të plotë.

Burimi