Napoli takohet me Conte: De Laurentiis nxiton, por mendon që tani momentin kur do ta shkarkojë

Antonio Conte mezi pret t’i rikthehet trajnimit, ai është i emocionuar siç zbuloi pak orë më parë zëvendësi i tij Stellini, aq më tepër duke qenë se ai e di se ka skuadra të gatshme për ta kënaqur. Mes të interesuarve, tashmë dihet se Napoli është në rreshtin e parë. Aurelio de Laurentiis, i cili po vlerëson çdo aspekt të një operacioni që do t’i kthente entuziazmin mjedisit dhe gjithcka u shkatërrua pas kampionatit të sezonit të kaluar, e ka prioritet. Sipas Alfredo Pedullà, kjo dëshirë u materializua të shtunën e kaluar, në një takim mes napoletanëve dhe teknikut Conte ku u diskutuan shifrat (rroga 6.5-7 milionë plus 2 bonuse). Nuk është ende në fazën përfundimtare, por është hedhur një hap i rëndësishëm për ambiciet e De Laurentiis.
PAGA NUK ËSHTË E RËNDËSISHME
Nga ana tjetër, ndër aspektet e shqyrtuara, ai ekonomik nuk mund të mos jetë në krye, aq më tepër pas një viti në të cilin De Laurentiis duhej të paguante tre trajnerë (Garcia, zyrtarisht me kontratë deri në vitin 2025, por me një opsion që duhet të përfundojnë marrëveshjen në fund të qershorit; Mazzarri e Calzona me të cilët akordi përfundon pas një muaji e gjysmë).
Ish-trajneri i Italisë ua kishte bërë të ditur të gjithë të interesuarve – përfshirë Milan – se pretendimet ekonomike që përfliteshin muajt e fundit janë të pasakta. Eshtë e vërtetë që te Tottenham, mes të ardhurave fikse dhe shpërblimeve, ai fitoi mbi 15 milionë euro, por trajneri e di shumë mirë që në Serie A shifrat janë jashtë parametrave. E nuk është rastësi që Stellini specifikoi se llogaritet projekti, më shumë sesa rroga.
SHARKIMI I MUNDSHËM I CONTE SHQETËSON ADL
Paga, sipas Corriere della Sera, është megjithatë vetëm një pjesë e mozaikut. Nyja e çështjes mbi tryezën e AdL është më shumë ndarja e mundshme e parakohëshme, duke pasur parasysh sa është djegur këtë vit. E më pas ai mund t’i propozojë teknikut Conte një pagesë të rënë dakord për largimin, në rast të dështimit për t’u kualifikuar në Champions.
Lexo më tej: Vëllai i Conte tallet me teknikun Inzaghi: “Ka nga ata që lexojnë historinë, e nga ata që e shkruajnë”
Sido që të jetë, fakti që tashmë po mendohet për këto detaje lë të kuptohet se Napoli po mbështetet fort në këtë opsion, edhe pse Pioli e Gasperini – dy alternativat e para – tani janë të lirë. Ish-tekniku i Milan ka thënë se do të diskutojë me kuqezinjtë vetëm në fund të sezonit (dhe për këtë arsye vetëm atëherë do të kuptohet nëse ai do të mund të çlirohet menjëherë nga kontrata me kuqezinjtë apo jo). Ai i Atalantës ka ende një sezon të fundit për të përjetuar, pa llogaritur se ai mund të përdorë Napolin për të arritur një marrëveshje më të mirë në rastin e një rinovimi me bergamaskët.

Burimi