Nazarko: Rama i dha Himarën Mitsotakis për fushatë dhe i mori Athinën_6642843cb717d.png

Nazarko: Rama i dha Himarën Mitsotakis për fushatë dhe i mori Athinën

Analisti Mentor Nazarko ka deklaruar në ‘Real Story’ se kryeministri Edi Rama i dha homologut grek Himarën për fushatë me kryebashkiakun e Athinës dhe i mori pikërisht këtë të fundit për takimin me emigrantët shqiptarë.
Ai ka theksuar se gjatë fjalimit, Rama mund të ishte më i qartë me mbajtjen e ligjit të luftës.
“Nga kjo çështja e ‘hakmarrjes’ së vogël të Ramës ndaj Mitsoktaiks, sepse ai i dha Himarës Mitsotakis, e la të bënte një studim pa e shoqëruar atë dhe i mori Athinës. Mitsotakis do të donte që të kishte numra të mëdha që ta shoqëronin… e dyta, edhe ironia që i bëri ai kryetarit të Athinës, që erdhi fushatë në Himarë dhe humbi zgjedhjet, edhe ajo ishte shumë e bukur. Së treti, në lidhje me këtë që thotë zoti Barka, është një lloj frike paralele që mund të thonë për shqiptarët ato paralelet e shekullit të 19, kur minoritarët erdhën dhe u vendosën në fshatrat shqiptar që kishin emrat e belerëve të asaj kohe dhe fituan të drejtën e qytetarisë që ta konsideronin Shqipërinë si një shtet të tyre. Gjithmonë për t’u referuar pjesës pozitive të fjalimit të Ramës.
Nga veriu i Greqisë nuk janë larguar vetëm çamët, megjithëse është pjesë e turpshme dhe kriminale e shtetit grek të asaj kohe dhe e shoqërisë greke të asaj kohe që nuk pranon që i është bërë një krim, por dhe paraardhësit e mamasë time që vinin nga zona e Kosturit. Së dyti, Rama mund të ishte më i qartë, mbajtja e ligjit të luftës nënkupton që Shqipëria e paska sulmuar Greqinë në 1940, Shqipëria nuk ekzistonte, ishte e pushtuar nga Italia dhe Rama iu referuar pasojave të atij ligji të luftës“, u shpreh analisti./Abc

Burimi