Ndahet nga jeta pioneri i rock ‘n’ roll-it, legjenda Jerry Lee Lewis

Jerry Lee Lewis, pionieri i rock ‘n’ roll-it, talenti, energjia dhe egoja e egër e të cilit sollën rekorde si ‘Great Balls of Fire’ dhe ‘Whole Lotta Shakin’ Goin’ On’  u nda nga jeta të premten në moshën  87-vjeçare. Ai pati një jetë  të mbushur sa  me suksese po aq dhe me skandale.

I mbijetuari i fundit i një brezi interpretuesish novator që përfshinte Elvis Presley, Chuck Berry dhe Little Richard, Lewis vdiq në shtëpinë e tij në Memphis, Tennessee,
Nga të gjithë rebelët e rock-ut që u shfaqën në vitet 1950, pak e kapën tërheqjen dhe rrezikun e zhanrit të ri në mënyrë të paharrueshme si pianisti i lindur në Luiziana,  që e quajti veten “Vrasësi”.

“Unë kam lindur për të qenë në skenë. Mezi prisja të isha në të. Kam ëndërruar për të. ‘thoshte Lewis në His Own Story”, një biografi e vitit 2014 nga Rick Bragg. “skena është vendi ku unë jam më i lumtur.”  , thoshte Lewis.
Por jashtë skenës, jeta personale e këngëtarit ishte e trazuar. ai ishte afër kulmit të famës së tij në 1958 kur publiku mësoi se ai ishte martuar me Myra Gale Brown, kushërirën e tij të parë. Ajo ishte 13 në atë kohë; Leëis ishte 22 vjeç.
Lajmi shkaktoi një skandal dhe tronditje te fansat e tij që e përndoqi atë gjatë.  Lewis vazhdoi të regjistronte këngë pas lajmit, por muzika e tij nuk u shit më si më parë dhe ai nuk mundi të rifitonte më popullaritetin në nivelet e fillimit.
Lewis u martua 7 herë ,ndërsa pati problem me alkoolin, varësinë nga droga dhe probleme të tjera shëndetësore për vite me radhë. Në biografinë e tij Lewis thoshte: Unë e kam jetuar jetën time në maksimum dhe ja kam kaluar mirë.”

Top ChannelLexo me shume