Ndalimi i targave ilegale, vetëm 20 serbë kanë pranuar targat RKS

Deri më tani janë gjithsej 20 qytetarë serbë të Kosovës që i kanë pranuar targat e Republikës së Kosovës, duke i hequr ato ilegale.

Këshilltarja e ministrit të Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi ka theksuar se regjistrimi i veturave ka vazhduar edhe sot dhe “gjithsej 20 vetura i kanë konvertuar targat ilegale në targa RKS”.
Në një postim në Facebook, Fetoshi u ka bërë thirrje qytetarëve që vazhdojnë t’i përgjigjen thirrjes për të regjistruar veturat e tyre, pa marrë parasysh vendbanimin, duke përfituar kështu nga lirimet tatimore e doganore, të cilat arrijnë vlerën deri në 5 mijë euro.

“Regjistrimi i veturave ka vazhduar edhe sot. Gjithsej 20 vetura i kanë konvertuar targat ilegale në targa RKS, prej të cilave 5 vetëm në 3 ditët e fundit.
Interesimi i qytetarëve asnjëherë nuk ka munguar, që nga dita e parë. Së fundmi, edhe një tjetër qytetar, banor i komunave në veri, ka bërë regjistrimin e veturës së tij.
Të gjitha Qendrat e Regjistrimit Civil janë në dispozicion andaj ftojmë qytetarët që të vazhdojnë t’i përgjigjen thirrjes për të regjistruar veturat e tyre, pa marrë parasysh vendbanimin duke përfituar kështu nga lirimet tatimore e doganore të cilat arrijnë vlerën deri në 5 mijë euro”, ka shkruar Hoti./KosovaPress

Top ChannelLexo me shume