Ambasadorja e amerikane, Yuri Kim gjatë konferencës për 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të vijojnë punën dhe mos të ndikohen nga faktorët e jashtëm.
Ajo shtoi se reforma në drejtësi është duke bërë progres dhe është duke nisur të japë rezultate.
Sipas të dërguarës nga Uashingtoni, ka persona që e kundërshtojnë këtë progres dhe që duan ta kthejnë vendin në të shkuarën në kohën ku prokurorët dhe gjykatësit mund të kërcënoheshin.
Ajo bëri thirrje që ata duhet të ndalojnë së marri këto telefonata që ndikojnë në ecurinë e Reformës në Drejtësi.
“Gjykata Kushtetuese është një gur themeli, reformat ishin shumë të rëndësishme GJK e ka zhvilluar punën mbi kriteret që aspirojnë të bëhen gjykatës, SHBA është krenare që ka mbështetur tranzicionet dhe momentet më të vështira, që nga procesi i Vettingut deri tek përzgjedhja e gjykatësve, presim që GJK të ketë gjykatës të kualifikuar, reforma në drejtësi është duke bërë progres dhe është duke nisur të japë rezultate, ata që kundërshtojnë këtë progres, do të donin ta kthenin Shqipërinë në të shkuarën në kohën ku prokurorët dhe gjykatësit mund të kërcënoheshin në një kohë që gjykatësit shqiptarë nuk e besonin që ekzistonte drejtësia. Për një kohë të gjatë kohët e vjetra kanë vijuar për ata që duan ta kthejnë Shqipërinë pas por kjo shkakton vuajte për njerëzit. Koha për të bërë telefonata, për të dërguar emisarë, dhurata, kërcënime duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga një e shkuar formojnë bazat për në sekret tjetër të errët kjo kohë ka përfunduar, ndaloni ka përfunduar koha juaj, është koha që njerëzit normalë, qytetarët shqiptarë të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri që vlen, ka dënim për ata që e kryejnë krime, të gjithë janë të barabartë para ligjit, këtë duhet të bëjë çdo gjykatë, ndaloni së marri këto telefonata. Qytetarët të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëria, që ka një të ardhme që është më e ndritur dhe ka një dënim për kë kryen krime. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Ndaloni së marri telefonata, ndaloni së paturi frikë nga kërcënimet, bëni punën tuaj, lejoni qytetarët shqiptarë që të besojnë“, tha Kim.
Top Channel br> br>Lexo me shume