Ndërhyrja e rrallë në tru i shpëtoi jetën, operacioni realizohet për herë të parë në Spitalin Amerikan 3 nga Stroke Unit

Për herë të parë në Shqipëri është realizuar ndërhyrja e rrallë në tru nga Stroke Unit, një stend është vendosur në enën kryesore që furnizon trurin, atë bazilare, për të shpëtuar pacientën nga invaliditeti ose mortaliteti.

Dr. Brunilda Zllami, mjeke neurologe pranë Spitalit Amerikan 1 na tregon se pacientja është paraqitur në urgjencën e Spitalit Amerikan me mungesë ekuilibri, me mpirje të dorës dhe fytyrës në anën e djathtë. Mbas procedurave të diagnostikimit, ku përveç shërbimit të urgjencës është përfshirë një ekip multidisiplinor, u vërtetua se ajo kishte një problem me një ngushtim të një arterie shumë të rëndësishme të trurit dhe në rast se do të kishte një përsëritje, mund të ishte fatal për të.

Prof. As. Arben Rroji, radiolog intervencionues flet për vështirësinë e rastit, vendosjen e stentit intracranial dhe risinë që kjo metodë sjell në trajtimin e këtyre patologjive.Një sfidë e madhe, jo vetëm për ekipin e Stroke Unit në Spitalin Amerikan 3, por edhe për ekipet rimotra në botë, pasi raste të tilla janë të rralla dhe shumë të komplikuara dhe vetëm ekipi i specializuar me ndihmën e teknologjisë bashkëkohorë mund t’ia dalin me sukses. Procedura u realizua pa komplikacione dhe Vera tani do t’I rikthehet jetës së saj të përditshme! Stenti që u vendos ishte nga firma Acandis në Gjermani, një nga kompanitë e vetme, që prodhojnë stent intracranial dhe duke qenë se rasti ishte i rrallë dhe i vështirë, ata dërguan një përfaqësuesen e tyre në Tiranë për të asistuar ekipin në ndërhyrje.

Zonja Verë tregon eksperiencën e saj në Spitalin Amerikan dhe shpreh falenderimet më të sinqerta për realizimin e kësaj ndërhyrje, e cila ishtë e rrallë, e vështirë, por e domosdoshme për jetën e saj!

Ju ftojmë të ndiqni videon e plotë me këtë rast të rrallë të realizuar për here të pare në vend në Spitalin Amerikan 3.

Strokë Unit në Spitalin Amerikan 3, e vetmja qendër në rajon që trajton goditjen në tru, trombozën dhe hemoragjitë nëpërmjet teknikave më të avancuara të intervencionimit neuroendovaskular.

Trombektomia, procedurat e embolizimit shërbejnë për të trajtuar mpiksjet e gjakut në kokë, të aneurizmave dhe hemoragjive të shkaktuara nga aneurizmat si dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare të cilat mund të jenë shkaktare të sëmundjeve të enëve të gjakut të trurit.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 / 0688008000 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

/abcnews.al/ 

Lexo me shume