Ndërhyrja në serverat e PL-së, Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta është paraqitur gjatë ditës së sotme në ambientet e Prokurorisë së Tiranës, në lidhje me denoncimin e tij për vjedhjen e serverave të PL-së.
Ishte vetë media që ka konfirmuar për mediat se ka shkuar për të dhënë informacion në lidhje me kallëzimin e bërë për ndërhyrjen në serverat e partisë që drejton.
Kujtojmë që Partia e Lirisë depozitoi në muajin mars një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, ku njoftonte vjedhjen nga persona të paautorizuar gjatë natës të rrjetit të komunikimeve elektronike brenda selisë së saj.

Burimi