Ndërprerja e Leeds-Arsenal, spostohen kanalet e transmetimit të Liverpool-Manchester City dhe Union Berlin-Dortmund

Ndeshja e raundit të 11-të të Premier League mes Leeds United dhe Arsenal është ndërprerë vetëm më pak se dy minuta nga fillimi për shkak të problemeve me energjinë elektrike dhe problemeve  komunikimit të arbitrit të ndeshjes me dhomën e VAR.

Si pasojë ndeshja e ndërprerë prej më shumë se një ore sapo të rikthehet do të vazhdojë të transmetohet në “SuperSport 2”.

Ndikuar nga kjo ndërprerje super sfida e javës në Premier League, Liverpool-Manchester City që nis në orën 17:30 do të spostohet për t’u transmetuar ekskluzivisht në “SuperSport 3”.

Ndërsa Union Berlin-Borussia Dortmund që po ashtu nis në orën 17:30 do të jepet ekskluzivisht në “SuperSport 4”.

 

 

Lexo me shume