Ndeshjet e superiores/ Sfidat e forta të javës së 8-të: Partizani-Kastrioti dhe Bylis-Tirana

Në javën e 8-të të Abissnet Superiores kryesuesit e Partizanit do të presin Kastriotin në “Elbasan Arena” për të mbajtur kreun e renditjes.

Fitorja e javës së shkuar në Shkodër përball Vllaznisë ka rikthyer entuziazmin në kampion e kuq dhe me këtë situatë pozitive ata do të përpiqen të përballen me një tjetër skuadër të vështirë të kampionatit.
Gjithsesi në konferencën për shtyp trajneri Kolela tregon vështirësitë e takimit të radhës duke patur parasysh gjithmonë objektivin parësorë të tyre që është fitorja.

Xhovani Kolela- trajner i Partizanit: Gjatë javës kemi punuar mirë, fatmirësisht nuk kemi probleme. Kastrioti është një skuadër e organizuar dhe agresive. Një skuadër që duhet ta përballojmë me mentalitetin e duhur dhe më ka lënë një përshtypje të mirë. Kemi bërë 10 ndeshje dhe i kemi përballuar të gjithë kundërshtarët në mënyrën tonë. Shpeshherë bëjmë ndonjë ndryshim të vogël, por mua më pëlqen që skuadra ta komandojnë lojën. Disa herë ndodhin disa herë jo. Me gjithë respektin për Kastriotin që është një skuadër mjaft e organizuar.
Më pas italiani i vë theksin rezultateve të luhatshme edhe të ekipit të tij duke theksuar mungesën e vazhdimësisë.
Xhovani Kolela- trajner i Partizanit: Nuk ka skuadra që ruajnë vazhdimësinë, kur ta arrijmë një gjë të tillë do ta them që jemi me të vërtetë një skuadër e fortë.
Ndërkohë kampionët në fuqi të Tiranës do të udhëtojnë drejt Ballshit ku i pret Bylisi, një tjetër kockë e fortë e kategorisë superiore. Barazimi me Laçin në momentin e fundit u konsiderua si një humbje për bardheblutë por tashmë situata është e tejkaluar.
Bylisi aktualisht ndodhet në vendin e 4 me dy humbje dy barazime dhe 3 fitore, rezultate nga të cilat ka grumbulluar 11 pikë, një më pak se Tirana e vendit të dytë.
Ndërkohë ndeshjet e tjera të kësaj jave është ajo mes Egnatias dhe Teutës, Laci-Vllaznia e cila luan ditën e diel dhe Erzeni-Kukësi ndeshje e cila zhvillohet ditën e hënë dhe mbyll javën e 8-të të Abissnet Superiores.

Top ChannelLexo me shume