Ndjekje si nëpër filma, shqiptari shtyp gazin për t’i shpëtuar policisë italiane, çfarë iu gjet në makinë

Një emigrant shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 10 kilogramë drogë dhe 12 mijë euro cash në makinë.

Mediet italiane shkruajnë se i arrestuari është 33 vjeç, dhe se policia i ishte vënë nga pas prej kohësh, pasi lëvizjet e tij ishin të dyshimta.

33-vjeçari u arrestua ditën e hënë, 24 tetor, teksa po udhëtonte përgjatë unazës veriore të Pratos në Itali.

Kur patrulla e policisë sinjalizoi shqiptarin të ndalonte, ai shtypi gazin në përpjekje për tu arratisur, e për pasojë u përplas me një makinë policie që po e ndiqte. Në atë moment është arrestuar 33-vjeçari. Nga përplasja nuk pati të lënduar./abcnews.al./

Lexo me shume