Ndodh edhe kjo! IA mund të flirtojë dhe të zgjidhë ekuacione!

OpenAI ka zbuluar versionin më të fundit të teknologjisë që mbështet chatbot-in ChatGPT. Quhet GPT-4o dhe do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit e ChatGPT, duke përfshirë edhe ata që nuk janë abonentë. Është më i shpejtë se modelet e mëparshme dhe është programuar që të jetë paksa ‘llafazan’ por edhe flirtues me përgjigjet e tij.Versioni i ri mund të lexojë dhe diskutojë imazhe, të përkthejë gjuhë dhe të identifikojë emocionet nga shprehjet vizuale. Ka edhe memorie në mënyrë që të mund të kujtojë kërkesat e mëparshme. Ritmi bisedor është më i lehtë, mund të ndërpritet dhe nuk ka vonesa mes pyetjeve dhe përgjigjeve. Gjatë një demonstrimi të drejtpërdrejtë duke përdorur versionin zanor të GPT-4o, ai ofroi sugjerime të dobishme për zgjidhjen e një ekuacioni të thjeshtë të shkruar në një copë letër, analizoi disa kode kompjuterike, duke përkthyer midis italishtes dhe anglishtes dhe interpretoi emocionet në një selfie të një burri të buzëqeshur.Duke përdorur një zë të ngrohtë femëror, ajo përshëndeti chatbot-i përshëndeti të pranishmit duke i pyetur se si po kalonin. Kur iu dha një kompliment, ai u përgjigj: “Ndal, po më bën të skuqem!”. Megjithatë, jo çdo gjë shkoi perfekt sepse në një moment e ngatërroi njeriun e buzëqeshur me një sipërfaqe druri dhe nisi të zgjidhte një ekuacion që s’ishte shfaqur ende. Kjo tregon se ka ende rrugë për të bërë në përmirësimin e chatbot-eve. Por sa i përket energjisë, për të cilën IA ka tepër nevojë dhe sa më shumë që sofistikohet, aq më shumë fuqi kompjuterike kërkon, nuk është përmendur asgjë për qëndrueshmërinë dhe kujdesin ndaj mjedisit.360grade.al

Burimi