Ndodh në Greqi, dy policë përdhunojnë 19-vjeçaren në Komisariat

Dy policë janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen se kanë përdhunuar një 19-vjeçare brenda ambienteve të komisariatit.

Megjithatë dy policët kanë dëshmuar se kanë kryer marrëdhënie me 19-vjeçaren pasi janë larguar nga komisariati.

Lexo edhe: “Mbi 200 persona në listën për të kryer marrëdhënie me të miturën”, arrestohet nëna e 12-vjeçares, lidhja e saj me përdhunimin e së bijës

Në lidhje me ngjarjen ka folur për mediet greke kreu i sindikatës së policëve, Stavros Balasakas. Ai ka thënë se ndihet i turpëruar për aktin e dy efektivëve.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Takis Theodorikakos, në postimin e tij në rrjetet sociale, thekson se ka kërkuar zbardhjen e menjëhershme dhe të plotë të rastit./abcnews.al/

Lexo me shume